Përforcimi ‘anonim’ i Man Utd’it

Pas një fillimi të ngadalshëm si menaxher i Manchester Unitedit, David Moyes shfrytëzoi kohën e lirë gjatë pushimit ndërkombëtar për të shikuar një duel nga League Two, mes Fleetwood dhe Chesterfield. Por, ish trajneri i Evertonit nuk kishte ardhur vetëm për të shikuar takimin. Sipas SportsMail, Moyes ishte në mision të monitorimit të objektivit tanimë…

Sport

14/10/2013 15:46

Pas një fillimi të ngadalshëm si menaxher i Manchester Unitedit, David Moyes shfrytëzoi kohën e lirë gjatë pushimit ndërkombëtar për të shikuar një duel nga League Two, mes Fleetwood dhe Chesterfield.

Por, ish trajneri i Evertonit nuk kishte ardhur vetëm për të shikuar takimin. Sipas SportsMail, Moyes ishte në mision të monitorimit të objektivit tanimë afatgjatë, Tendayi Darikwa, në praninë e 4500 shikuesve në Highbury Stadium. Moyes e përcolli mesfushorin e Chesterfield edhe gjatë kohës sa ishte në drejtim të Evertonit.

Ai kërkohet edhe nga Tottenham, West Ham dhe Fulham. Paraqitjet fantastike në këtë fillim sezoni nga Darikwa kanë bërë që Moyes të mendojë për paraqitjen e një oferte për të, pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Si do që të jetë, Darikwa ende nuk ka statusin e futbollistit që shumëkush ka përmendur si të nevojshëm në Manchester United, për të ngritur nivelin e paraqitjeve në skuadrën që ka vuajtur shumë deri më tani në javët e para të Premierligës.

Darikwa është produkt i akademisë së Chesterfield dhe ka bërë mbi 50 paraqitje pas debutimit në ekip tri vjet më parë.