Përforcimet e reja në Real Madrid vendosen nga …. Ronaldo

Cristiano Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu.

Sport

22/02/2018 10:42

Përforcimet e reja në Real Madrid varen nga vendimi i Cristiano Ronaldos.

“Mundo Deportivo” raporton se në rast të largimit të sulmuesit portugez, klubi madrilen do të sjellë përforcime të mëdha, gjatë afatit kalimtar të verës.

Ronaldo ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu, përcjell “lajmi.net”.

Kjo ka zgjuar interesim për transferimin e tij nga ish skuadra e tij, Manchester United. /Lajmi.net/