Përforcimet e Milanit, vjen lajmi i keq nga UEFA (FOTO)

UEFA ka paralajmëruar Milanin që të ketë kujdes me respektimin e rregullave të Fair-Playt Financiar.

Sport

27/07/2017 15:50

Milan është skuadra që ka sjell numrin më të madh të përforcimeve gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, UEFA ka paralajmëruar skuadrën italiane se do ta pësojë keq nëse nuk i respekton rregullat e Fair-Playt Financiar.

“Kush gabon do ta paguajë”, është paralajmërimi i lëshuar nga UEFA, përcjell “lajmi.net”.

Nëse Milan dëshmohet se nuk ka respektuar rregullat e shpenzimeve në bazë të hyrave, mund të përjashtohet nga pjesëmarrja në edicionin e ardhshëm të Europa League. /Lajmi.net/