Përforcim i ri në Milan, Gattuso transferon sulmues

Milan kërkon një përforcim të ri nga Brazili.

Sport

05/01/2018 07:33

Milan ka identifikuar një përforcim të ri për afatin kalimtar të janarit.

“Rossonerët” kanë shfaqur interesim për transferimin e talentit të Flamengos, Lincoln, raportojnë mediat italiane.

Milan është në kërkim të një sulmuesi të ri pas nxerrjes në shitje të Andre Silvas, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, trajneri Gennaro Gattuso ka kthyer vëmendjen te sulmuesi i talentuar i Flamengos i cili mund të jetë mundësi e mirë dhe më e lehtë për ta angazhuar gjatë këtij afati kalimtar dimëror. /Lajmi.net/