“Përfito nga qytetet tona të bukura duke informuar turistët me guidë profesionale”

Prishtina është një nga qytetet e Kosovës që ofron shumë në aspektin turistik. Tani nevojiten persona entuziastë të trajnuar për t’u bërë guida turistike për destinacionet përkatëse, thotë Komuna e Prishtinës.

Lajme

20/06/2018 15:37

Komuna thotë se nëse ju keni aftësi të mira komunikimi, pëlqeni punën me njerëz, dhe keni njohuri te gjuhëve të huaja si anglisht (obligative), gjermanisht, turqisht, italisht, kinezisht apo të tjera, ejani dhe ndiqeni trajnimin për guidë turistike nga data 4 deri më 28 korrik.

Ky trajnim është i përpiluar nga ekspertë të vendit dhe të huaj, si dhe është i mbështetur nga PPSE, Swisscontact, Komuna e Prishtinës, Komuna e Prizrenit dhe Komuna e Gjakovës.

Pagesa për trajnim katër-javor është 45 euro për person. Rastet sociale me dëshmi janë te liruara nga pagesa (vende të limituara). Numri i studentëve është i limituar dhe përzgjedhja bëhet sipas rezultatit të testit dhe intervistës pranuese./Lajmi.net/

Për të aplikuar për trajnim kliko këtu:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdvpBRapvlfslC65Is2pWRCSioy-01bwORjwgWtZxqt5Wx7DQ/viewform