Përfitimet shëndetësore nga një ditë e bukur me diell

Koha e mirë me diell gjatë verës na bën shumicën prej nesh që të ndjehemi më mirë, por mund të ketë më tepër përfitime shëndetësore se sa vetëm një ndjenjë e mirë.

Lifestyle

27/02/2015 14:41

Një hulumtim i ri sugjeron që drita e diellit – me mbrojtje adekuate, sigurisht – në të vërtetë mund të jetë shumë e mirë për shëndetin tuaj.

Rrezet e diellit përbëhen nga dy lloje të rrezatimit diellor: UVA, që shkakton skuqje dhe djegie të lëkurës, dhe UVB. Kjo e dyta rritë prodhimin e një forme inaktive ose pararendës i vitaminës D nga lëkura, i cili aktivizohet më pas nga mëlçia dhe mushkëritë, transmeton Lajmi.net.

Për fat të keq, që të dyja, UVA dhe UVB gjithashtu e rrisin rrezikun nga kanceri i lëkurës, duke përfshirë llojin më vdekjeprurës, melanoman, e cila është arsyeja pse ju duhet gjithmonë t’i ekspozoheni diellit në mënyrë të balancuar.

Vetëm pak ushqime përmbajnë Vitaminë D, të tilla si yndyra e peshkut dhe kërpudhat, kështu që ne duhet të marrim shumicën e kësaj vitamine nga drita e diellit. Kjo do të thotë se nuk duhet t’i ekspozoheni shumë diellit, por në mënyrë të kujdesshme.

Mungesa e Vitaminës D është e lidhur me shumë shenja të shëndetit të dobët dhe sëmundjeve. Këto përfshijnë densitet të ulët të kockave dhe eshtra të thyer për shkak të osteoporozës, dobësi të muskujve, diabet, sklerozë të shumëfishtë, sëmundje kardiovaskulare, kancer të zorrës së trashë dhe rritje të përgjithshme të rrezikut nga vdekja e parakohshme, transmeton Lajmi.net.

Por studimet me plotësimin e kësaj vitamine nuk kanë treguar gjithmonë efekte të dobishme për trajtimin e këtyre kushteve.

Kur është koha e mirë dhe me diell (në temperatura jo shumë të larta) është mirë që të dilni të ecni për disa minuta, apo të bëni ndonjë aktivitet tjetër në rrezet e diellit, pasi që kjo do të ju mundësojë që të fitoni Vitaminën D të cilën nuk e merrni nga ushqimet që konsumoni.