Përfitimet e supozuara të uthullës së mollës që nuk duhet t’i besoni më – Lajmi.net
Përfitimet e supozuara të uthullës së mollës që nuk duhet t’i besoni më
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 15:33, 13 February 2018
Uthulla e mollës shihet si eliksiri i bukurisë dhe i shëndetit, por ekspertët mendojnë se ka ardhur koha të ndani përfitimet reale nga ato të pavërteta ! Shumë përfitime janë të supozuara dhe më poshtë do të lexoni të gjitha mitet që duhet të ndaloni së besuari ! 

1. Rri sistemin tuaj imunitar.
Kultura baketriale dhe antioksidantët e gjendur tek uthulla e mollës mund të ndikojnë për mirë në shendetin tuaj, por nuk reduktojnë sëmundjet kronike, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, kancerin etj.
2. Shpërbën yndyrën
Studimet kanë treguar se acidi acetik në uthull mund të ndihmojë në uljen e prodhimit të yndyrës në mëlçi dhe të rregullojë nivelet e kolesterolit në gjak, por nuk mund të prisni që vetëm pirja e uthullës së mollës të bëjë magji për ju.
3. Ul sheqerin në gjak.Uthulla e mollës shihet si eliksiri i bukurisë dhe i shëndetit, por ekspertët mendojnë se ka ardhur koha të ndani përfitimet reale nga ato të pavërteta ! Shumë përfitime janë të supozuara dhe më poshtë do të lexoni të gjitha mitet që duhet të ndaloni së besuari !
Acidi acetik ul aktivitetin e tretjes së karbohidrateve, por këto studime mbështeten në popullata shumë të pakëta në numër, janë studime të bëra me minj laboratory e jo njerës.
Diabetikët duhet të vazhdojnë me kujdes kur përdorin uthull pasi mund të ndikojë në sasinë e insulinës që trupi do të kërkojë.
4. Vret bakteret.
Thjesht sepse uthulla është acide dhe jo bazike nuk do të thotë se është një “vrasëse” mikrobesh ! Pretendimet antimikrobike në lidhje me uthullën e mollës rrjedhin nga procesi i fermentimit.
5. Trajton sëmundjet e zemrës
Studiuesit ende nuk e kanë vërtetuar plotësisht rolin e polifenoleve, antioksidantëve që gjenden në ushqimet me bazë bimore të mbrojnë qelizat nga dëmtimi.
6. Është e mbushur me probiotikë.
Probiotiket e gjendur tek uthulla e mollës janë në një nivel shumë të ulët, nivel që arrin thuajse në zero pas proceseve të shumta që kalon ky lëng !
7. Pirja e saj në mëngjes ju ndihmon të hani më pak gjatë ditës
Jo vetëm që kjo gjë është një mit, por pirja e uthull së mollës me stomak bosh mund të shkaktojë urth. BURIMI:GOODHOUSEKEEPING

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO