Përfitimet e mëdha shëndetësore që vinë nga konsumi i ujit

Së pari duhet vetëm të mendoni se 90% e trurit është ujë dhe 70% e gjithë trupit gjithashtu, e pastaj është shumë e lehtë të kuptohet sa i dobishëm është uji për shëndetin.

Lifestyle

20/06/2018 22:53

Nëse dëshironi pak shije atëherë mund të shtoni limon, portokall apo edhe nenexhik të freskët, transmeton lajmi.net

Mund të shtoni diçka natyrale në të sipas shijes tuaj, por e rëndësishme është të konsumoni më shumë ujë.

Këtu kemi mbledhur disa nga përfitimet shëndetësore që vinë nga uji dhe nuk keni nevojë për mjekun.

1. Rritë energjinë dhe heq lodhjen:

Truri juaj është 90% ujë dhe kjo ju bën të bindeni për rolin që e luan në përqëndrimin dhe vigjilencën tuaj. Gjithashtu, si një bonus shtesë, uji rritë energjinë dhe heq ndjenjen e lodhjes.

2. Ndihmon në humbje të peshës: 

Heq yndyrën nga trupi juaj dhe redukton ndjenjen e urisë gjithashtu rrit metabolizmin tuaj dhe ka zero kalori!

3. Largon toksinat: 

Me anë të djersitjes dhe urinimit largohen nga trupi mbeturinat dhe zvogëlohet rreziku i gurëve në veshka dhe infeksionet e traktit urinar, transmeton lajmi.net

4. Përmirson pamjen e lëkurës:

Uji e mban lëkurën tuaj të freskët, të butë dhe të qetë. Uji është ilaçi natyror më i mirë për të shpëtuar nga rrudhat dhe për ta mbajtur larg plakjen.

5. Mban rregull në organizëm:

Uji ndihmon në sistemin e tretjes dhe ju mban larg nga kapsllëku.

6. Ndihmon sistemin imunitar: 

Një konsumues i ujit ka më pak gjasa të jetë i sëmurë ngase uji e ndihmon sistemin imunitar ndaj ftohjes, gripit dhe sëmundjeve të tjera.

7. Ilaçi natyral për dhimbje të kokës: 

Ndihmon në lehtësimin dhe parandalimin e dhimbjeve kokës të cilat shkaktohen zakonisht nga dehidratimi.

8. Ndihmon në dhimbjet e barkut:

Konsumi i ujit ndihmon me dhimbjet e barkut për arsye se mban elasticitetin e tyre.

9. Rrit disponimin tuaj: 

Kur trupi juaj është duke funksionuar mirë, atëherë sigurisht ndjeheni më të lumtur.

10. Kurseni para dhe përfitoni në shëndet: 

Uji kushton pak! Duke pirë ujë kurseni para dhe përfitoni në shëndet. Të pini ujë është më e mirë sesa pijet e tjera me sasi të lartë të sheqerit dhe yndyrës./Lajmi.net/