Përfitimet dhe dobitë e seksit

Shkencëtarët në mbarë botën kanë arritur në përfundim se seksi i rregullt është shumë i shëndetshëm dhe i kanë cekur shtatë arsyet si më poshtë, për ta dëshmuar këtë.

Lifestyle

08/07/2014 23:04

1. Do të dukeni më i ri 

Janë anketuar 3.500 persona të moshës 18-50 vjet nga Spitali Royal i Edinburgut në Skoci dhe është konstatuar se seksi zvogëlon stresin, njerëzit janë më të lumtur dhe gjumi i tyre është freskues.

2. E ndihmon organizmin që të lufton kundër sëmundjeve
Marrëdhëniet seksuale të rregullta, një deri në dy herë në javë, e rritin për 30% imunoglobulinën A, e cila nxit sistemin imunitar. Shkencëtarët gjithashtu kanë konstatuar se jeta seksuale e rregullt zvogëlon rrezikun e zhvillimit të kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe gjakëderdhjes në tru. Ka ndikim të madh mbi simptomat e ftohjes dhe gripit.

3. Shpejtë i djeg kaloritë
Besohet se gjatë marrëdhënieve seksuale djegen 96 kalori për 20 minuta për ata që peshojnë rreth 70 kilogram.

4. Zvogëlon dhimbjet
Studimet shkencore kanë treguar se stimulimi i vaginës rrit tolerancën ndaj dhimbjes, kurse stimulimi i klitorisit ka efekt analgjetik. Ky stimulim zvogëlon dhimbje menstruale, dhimbje artriti, migrenë dhe llojet e tjera të dhimbjes.

5. Lehtëson frymëmarrjen
Besohet se seksi ka efekt antihistamine dhe ndihmon në luftimin e alergjisë dhe simptomave të astmës bronkiale.

6. E zgjat jetën në qoftë se është mjaft i shpeshtë
Shkencëtarët në Uells e kanë shqyrtuar shkallën e vdekshmërisë në lidhje me frekuencën e marrëdhënieve seksuale. Ata gjetën se rreziku i vdekjes është më shumë se 50% më i vogël tek njerëzit që bëjnë seks dy ose më shumë herë në javë, krahasuar me meshkujt që kanë më pak se një herë në muaj. Janë marrë parasysh vitet e të anketuarve, statusi social dhe nëse ata ishin duhanpirës, dhe përfundimi ishte se seksi më i shpeshtë ka një efekt pozitiv në gjatësinë e jetës.
 
7. Emocionalisht jeni më të kënaqur dhe ndjeheni më mirë
Një studim amerikan ka anketuar 1800 njerëz dhe kanë gjetur se pas orgazmës vjen deri tek ngritja e oksidocinës dhe endorfinës, substancave që kanë një efekt qetësues, që edhe shpjegon se pse është e lehtë të zhytet në gjumë, pas një marrëdhënie të suksesshme seksuale.