Përfaqësuesja niset për në Kosovë (FOTO)

Ekspedita e Federatës së Futbollit të Kosovës niset për në ATDHE.

Sport

06/09/2016 10:41

Përfaqësuesja e Kosovës është duke u kthyer nga Finlanda. Kështu ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit, Bekim Haxhiu, i cili njëherësh ka sjellë edhe disa fotografi.

“Ekspedita e Federatës së Futbollit të Kosovës niset për në ATDHE”.

“Ishte lojë historike, ku lojtaret tanë, heronjtë më të rinj të Kosovës na bënë krenarë. Ata dëshmuan se me punë, përkushtim dhe të bashkuar mund të arrijmë suksese”.

“Nga mbrëmë, ata janë idhuj të fëmijëve tanë. Krenarë me përfaqësuesen e Kosovës! Disa nga momente nga ky përjetim i paharruar”, ka shkruar Haxhiu.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.