Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll me trajner të huaj – Lajmi.net
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll me trajner të huaj
Autori: Lajmi.net BasketbollSport 19:52, 21 April 2017
Brad Greenberg do të jetë trajner i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.

Kosova është bërë me trajner të ri. Ai është amerikani, Brad Greenberg. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Basketbollit të Kosovës, të cilën kanë njoftuar gjithashtu se, Greenberg, do të prezantohet të dielën.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të dielën (23.04.2017) me fillim nga ora 14:00 në lokalet e saj në Prishtinë organizon konferencë për media. Qëllimi i organizimit të kësaj konference është prezantimi i parë para opinionit të përzgjedhësit të ri të Përfaqësueses A të Kosovës, strategut të mirënjohur nga SHBA, Brad Greenberg”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kosova është pa trajner prej muajit tetor të vitit të shkuar, kur Arben Krasniqit i skadoi kontrata me FBK-në. Krasniqi e udhëhoqi Kosovën në eliminatoret e “Eurobasket 2017”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Fjalët kyçe: Brad Greenberg

Fotolajm

Trudeau ndihmon një të ri me karrocë (Foto)
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bike Rivals
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball