Përfaqësuesja e Kosovës impresionon kryeministrin Mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka mbetur i mahnitur nga atmosfera në kampin stërvitor të Kosovës.

Lajme

03/10/2016 17:44

Mustafa sot ka ndjekur nga afër në Drenas stërvitjen e parë të Kosovës, në përgatitjet për ndeshjen e 6 tetorit ndaj Kroacisë.

Ai shkruan se ka mbetur i impresionuar nga motivi që ka pa të lojtarët.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

“Të dashur miq,

Pata kënaqësinë e veçantë që t’i vizitojë sot në kampin stërvitor në Drenas, lojtarët e përfaqësueses së Kosovës në futboll, të cilët do të përballen të enjten me Kroacinë.

I përshëndeta secilin veç e veç dhe më impresionuan me motivimin e tyre. Po ashtu, i përcolla në stërvitjen që ata zhvilluan dhe pash një përgatitje shumë intensive.

Të enjten, do të jemi në Shkodër ku presim ndeshje të fortë, aq më shumë kur kemi mbështetjen e fuqishme të “Dardanëve”. Ndeshja kundër miqve kroatë është historike andaj ne duhet t’ia japim shkëlqimin e merituar. Forca Kosova!”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

isa-mu to buj heks alb oogf ehd 2 une