Përfaqësuesja e Kosovës arrin në Ishujt Faroe

Përfaqësuesja A e Kosovës, ka arritur në Ishujt Faroe.

Sport

13/10/2018 17:40

Ndeshjen e radhës të vlefshme për Grupin e 3 të Ligës D, Kosova e luan në udhëtim ndaj Ishujve Faroe.

Momentalisht Kosova prinë në tabel me 7 pikë, një më shumë se Azerbajxhani.

FFK ka njoftuar se Përfaqësuesja A tashmë ka arritur në Ishujt Faroe.

Ky është njoftimi i plotë:

“Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Kombëtarja a ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun  dhe u akomodua ra udhëtimit për në hotelin “Foroyar”.  Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hoteli një çift me fëmijët e veshur  me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje dhe ky kishte një sihariq i mirë. Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Agim Ademi i falënderojë që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët. Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme”. /Lajmi.net/