Përfaqësuesja bëri homazhe te Rugova dhe Jasharajt

Përfaqësuesja e Kosovës është bërë bashkë sot në mëngjes, duke i bërë homazhe varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova. Kontingjenti udhëhiqej nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe selektori Albert Bunjaki, të përcjellë nga futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses më 5 mars, në miqësoren historike…

Sport

03/03/2014 15:55

Përfaqësuesja e Kosovës është bërë bashkë sot në mëngjes, duke i bërë homazhe varrit të ish presidentit Ibrahim Rugova.

Kontingjenti udhëhiqej nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, nënkryetari Agim Ademi dhe selektori Albert Bunjaki, të përcjellë nga futbollistët që do t’i mbrojnë ngjyrat e Përfaqësueses më 5 mars, në miqësoren historike ndaj Haitit.

Ekspedita e Kosovës e vazhdoi rrugën për në Prekaz, ku bëri po ashtu homazhe në kompleksin e Jasharajve, për ta vizituar më pas familjen Jashari.