Perez zgjedh përforcimin e madh të Realit (FOTO)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka zgjedhur futbollistin të cilin dëshiron ta transferojë në “Santiago Bernabeu”.

Sport

31/05/2016 12:25

Florentino Perez ka zgjedhur futbollistin të cilin dëshiron ta transferojë në Real Madrid.

Menjëherë pas triumfit të madh në Ligën e Kampionëve, ai ka bërë gati një “dhuratë” për ekipin e tij.

Perez dëshiron transferimin e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “Marca”, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba ka shkëlqyer me paraqitjet e tij.

Dhe, së fundmi ka zgjuar interesim edhe nga Barcelona.

Juventus kërkon mbi 100 milionë euro për shitjen e tij.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.