Perez zbulon çfarë do të bëjë një ditë Ronaldo në Real Madrid

Florentino Perez ka vetëm lëvdata për sulmuesin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Sport

25/09/2018 07:24

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se pret që një ditë Cristiano Ronaldo të rikthehet në klub.

Ai po ashtu ka thënë se portugezi ka mbetur në zemrën të gjithë tifozëve nga Santiago Bernabeu.

“Cristiano ka mbetur në zemër të gjithë madrilenëve”, deklaroi Perez nga ceremonia e çmimit “The Best” nga FIFA, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse do ta takoja sonte do ta përqafoja, pasardhësi i denjë i Di Stefanos. Një ditë do të kthehet në Real Madrid”, u shpreh ai. /Lajmi.net/