Perez thyen heshtjen, zbulon nëse Ronaldo do të largohet nga Real Madrid (FOTO)

Florentino Perez ka folur për mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

Sport

20/06/2017 07:25

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos.

Ylli portugez raportohet se ka kërkuar largimin nga Santiago Bernabeu.

Por, Perez ka thënë se pret përfundimin e Kupës së Konfederatave për të biseduar me Ronaldon.

“Nuk e di se çka do të ndodhë sepse është krijuar një konfuzion”, deklaroi Perez për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Por, nuk dua ta kontaktoj tani pasi është i angazhuar me Portugalinë në Kupën e Konfederatave”, u shpreh ai. /Lajmi.net/