Perez takon Zidanen, i jep një premtim të madh që i gëzon tifozët e Realit

Marca raporton se sapo ka përfunduar një takim mes trajnerit Zidane, presidentit Perez dhe drejtorit sportive të Realit, Sanchez.

Sport

05/12/2017 09:04

Reali i Madridit po bëhet gati për një fushatë ‘të nxehtë’ afrimesh, në merkaton dimërore. Rezultatet negative në këto muaj të parë, duket si i kanë bindur drejtuesit e klubit, me në krye presidentin Perez, që të ndërhyjnë në merkato.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se sapo ka përfunduar një takim mes trajnerit Zidane, presidentit Perez dhe drejtorit sportive të Realit, Sanchez. Në takim janë diskutuar emrat e merkatos dhe është vendosur të punohet për afrimin e një portieri dhe një qendërsulmuesi me peshë ,ndërsa nuk përjashtohet edhe blerja e një qendërmbrojtësi, përcjell “Top Channel”.

Kështu, duket se për portën duket se është shumë pranë afrimit mbrojtësi ekstrem i Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kohët e fundit po tregon një nivel të shkëlqyer në katërkëndësh. Për sulmin objektiv primar mbetet kapiteni i Interit, Mauro Icardi, por më i mundshëm është sulmuesi i Leipzigut, Werner.

Në repartin e mbrojtjes ende nuk ka ndonjë emër favorit, por nuk përjashtohet afrimi edhe i një futbollisti në këtë repart, për shkak të numrit të paktë të lojtarëve në dispozicion të Zidanes.