Perez sulmon Di Marian

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka njoftuar se Angel Di Maria u largua nga Santiago Bernabeu në drejtim të Manchester Unitedit për arsye financiare.

Sport

05/09/2014 13:59

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka thënë fjalë të ashpra në drejtim të Angel Di Marias duke shpjeguar se ylli argjentinas u largua nga Santiago Bernabeu për arsye financiare.

Di Maria braktisi gjigantin madrilen duke iu bashkuar Manchester United në transferim rekord për futbollin britanik me vlerë prej 75 milionë euro.

“Di Maria kishte kërkesa ekonomike të cilat Real Madrid nuk ishte në gjendje t’i plotësonte”, deklaroi Perez gjatë një konference për shtyp, raporton “Marca”.

“I kemi bërë një ofertë të cilën ishim në gjendje t’ia plotësojmë, por nuk e pranoi. Asnjë futbollist në klubin tonë nuk ka aso page, në përjashtim të Cristiano Ronaldos”, u shpreh kreu i klubit nga Santiago Bernabeu.