Perez plotëson kushtin e madh të Neymarit, gati transferimi gjigant

E ardhmja e Neymar qëndron ende pezull. Pavarësisht se braziliani ka kontratë me PSG, rreth futbollistit flitet se ky mund të jetë sezoni i fundit në Francë.

Sport

21/09/2018 18:06

Ish-lojtari i Barcelonës nuk ndihet i motivuar në Ligue1 dhe kërkon sfida të reja.

Parisienët do të bëjnë ç’të jetë e mundur që Neymar të qëndrojë edhe një sezon tjetër dhe për këtë janë të gatshëm të nënshkruajnë me një lojtar të cilin Neymar e do sa më shpejt të jetë e mundur: Lucas Paquete.

Paquete, ylli i së ardhmes
Neymar mbeti i magjepsur nga mesfushori i Flamengos në grumbullimin e fundit me kombëtaren braziliane. Tite e aktivizoi për herë të parë dhe ai shkëlqeu. Paquete është një lojtar me shumë talent dhe me një të ardhme premtuese. Luan si mesfushor sulmues dhe ekipet më të mëdha të Europës tashmë janë gati për luftë për të marrë shërbimet e tij. Momentalisht klauzola e tij është 50 milion euro edhe pse Flamengo kërkon ta rrisë.

Premtimi i Perez
Kontaktet mes Neymar dhe Florentino Perez janë të vazhdueshme. Babai i futbollistit kërkon ta shikojë në “Santiago Bernabeu” dhe presidenti i Real Madrid do të bëjë çdo gjë është e mundur që kjo të ndodhë. Veçanërisht, nëse kjo do ta afronte Neymar për të veshur fanellën e bardhë.

Neymar do të ishte galaktiku për sezonin e ardhshëm, por jo nënshkrimi i vetëm. Së bashku me të mund të merret edhe Paqueta, të cilin shumë njerëz e kanë quajtur si Kaka i ri. Ylli i PSG do të ishte i kënaqur të ndante dhomën e zhveshjes me bashkatdhetarin e tij dhe Florentino Perez nuk është menduar dy herë për të dhënë dritën e gjelbër.