Perez përçanë dyshen Ronaldo-Bale, s’do ta besoni urdhërin që ka dhënë

Gareth Bale është idhulli i presidentit të Real Madridit, Florentino Perez.

Sport

06/05/2016 23:06

Sipas “Sport.es”, ai ka urdhëruar mediat e lidhura me Realin, që të nisin një fushatë mediatike për përkrahjen e Bale, për të triumfuar në garën për Topin e Artë.

Një gjë e tillë ka bërë që sigurisht Cristiano Ronaldo të ndjehet i nënvlerësuar dhe ky është shkaktari kryesor që ai po e mendon transferimin në Paris Saint Germain, përcjellë “Lajmi.net”.

Bale në kohët e fundit është treguar vendimtar për Realin dhe përkundër dëmtimeve, ka arritur që ta ndihmojë skuadrën si në La Liga ashtu edhe në Champions League.