Perez: Nëse largohet Ronaldo, do ta transferoj Messin

Florentino Perez, e kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldo se nëse do ta braktiste gjigantin spanjoll për Paris Saint-Germainin, atëherë ai do ta blinte Lionel Messin.

Sport

13/02/2018 12:40

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, e kishte paralajmëruar Cristiano Ronaldo se nëse do ta braktiste gjigantin spanjoll për Paris Saint-Germainin, atëherë ai do ta blinte Lionel Messin për 200 milionë euro, sipas revistës franceze të futbollit “France Football”.

Perez i ka thënë një shoku se në rast të largimit të Ronaldos, do ta sjellë Messin në Santiago Bernabeu.

“Dua të shkoj në Paris. Atje do të më duan vërtet. Francezët do të jenë shumë të lumtur që luaj në kampionatin e tyre saqë mediat do të bëjnë fushatë në favorin tim për ta fituar Topin e Artë”, kishte thënë Ronaldo në mesazhin e tij dërguar një miku. /Lajmi.net/