Perez mendon për ‘Njëmbëdhjetëshin’

Florentino Perez nuk është ngopur me trofe të Ligës së Kampionëve. Presidenti i Real Madridit synon që ta fitojë trofeun e 11-të të Championsit me Los Blancos.

Sport

26/05/2014 01:00

Florentino Perez thotë se kulturë e klubit është që ta thyejë këtë rekord, duke fituar sa më shumë tituj.

Real Madridi e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dhjetë, duke vazhduar të jetë skuadra më e suksesshme në histori të futbollit.

“Ne do të vazhdojmë të synojmë trofe të tjerë. Kulturë e Real Madridit është që ta kalojë këtë rekord”, ka thënë presidenti i Los Blancos, që ishte i pranushëm në qendrën e Comunidad de Madrid, pas triumfit historik në Lisbonë ndaj Atletico Madridit.

“La Decima i takon krejt popullit madrilen. Ndihemi krenarë dhe po e shijojmë këtë moment. Lojtarët e japin zemrën për këtë fanellë”, deklaroi ndër të tjera Perez.

Gjithashtu, ai e ka lavdëruar Atletico Madridin për kompeticionin që e zhvilloi dhe për faktin se u tregua një rival i denjë.