Perez: Më shumë se kaq nuk shpenzojmë për Hazardin

Eden Hazard është ende në listën e dëshirave të presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

Sport

20/11/2018 08:21

Real Madrid janë në kërkim të një lojtari të klasit botëror për të zëvendësuar të larguarin Cristiano Ronaldo, dhe Eden Hazard cilësohet si lojtari më i denjë për ta bërë këtë.

‘Don Balon’ raporton se Florentino Perez mbetet i interesuar për transferimin e yllit të Chelsea, Eden Hazard në kryeqytetin spanjoll, por jo të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e tij.

Real Madrid shpreson që këtë marrëveshje ta përfundojë me 100 milionë euro, duke ditur edhe dëshirën e lojtarit që një ditë të veshë fanellën e skuadrës ‘Los Blanco’.

Hazard ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, dhe ende nuk ka bisedime konkrete për vazhdimin e saj./Lajmi.net/