Perez: Ky futbollist i Barcelonës do të ishte fantastik në Real Madrid (FOTO)

Florentino Perez ka pranuar se dëshiron ta sheh Lionel Messin në Real Madrid.

Sport

20/06/2017 08:59

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka pranuar se dëshiron ta sheh Lionel Messin duke luajtur për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Por, Perez e pranon se transferimi i argjentinasit nga Barcelona do të ishte mision i pamundur.

“Sigurisht që do të kishim dashur ta kishim Messin në Madrid. Ai ishte në Barcelonë që nga ekipi i të rinjve të Barcelonës, kështu që transferimi i Messit nuk do të kishte ndodhur kurrë”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/