Perez: Ky është synimi i radhës i Real Madridit

Florentino Perez të martën ka shtruar një drekë të zakonshme të Krishtlindjeve me mediet që ofrojnë informacione të përditshme për Real Madridin.

Sport

11/12/2018 17:56

Në këtë drekë, presidenti ka folur për sukseset që kanë përcjell Real Madridin në vitet e fundit, ka kanë fituar tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve.

Perez po ashtu ka cekur edhe synimin e radhës së ‘Los Blancos’, që do të jetë triumfi në Kupën e Botës për Klube.

“Në këtë klub nuk ka vend për vetëkënaqësi”, ka deklaruar Perez, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ne gjithmonë duam më shumë. Dhe tani jemi të lumtur që kemi mundësi të fitojmë një titull të ri, siç është Kampionati Botëror për Klube, dhe ne do të japim gjithçka për të realizuar këtë ëndërr”./Lajmi.net/