Perez kundër Zidanes, ja çfarë ka vendosur për Iscon

Mediat spanjolle raportojnë se Perez ka vendosur që vetë futbollisti të caktojë të ardhmen e tij.

Sport

09/02/2018 07:23

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk dëshiron ta shesë mesfushorin Isco.

Trajneri Zinedine Zidane raportohet se është i pakënaqur me kontributin e Iscos gjatë këtij sezoni.

Por, përkundër raportimeve se Zidane është i gatshëm ta nxjerrë në shitje Iscon, Perez mendon ndryshe.

Mediat spanjolle raportojnë se Perez ka vendosur që vetë futbollisti të caktojë të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Isco ka kontratë afatgjate në Real Madrid me klauzolë prej 700 milionë euro. /Lajmi.net/