Perez ka vendosur për të ardhmen e Lopeteguit

Fati i Lopeteguit është vendosur nga Florentino Perez dhe bordi drejtues i Real Madrid.

Sport

22/10/2018 19:44

Spanjolli do të shkarkohet menjëherë pas humbjes së radhës që Reali do ta pësojë, transmeton lajmi.net.

Vetëm ndonjë kthim i madh në formë, për shembull pesë fitore radhazi do ta shpëtonin të ardhmen e tij afatgjate, shkruan “Marca”.

Ndeshjet ndaj Viktoria Plzen dhe Barcelonës do të jenë me shumë rëndësi për fatin e trajnerit.

Në rast se shkarkohet, emrat e Solarit, Roberto Martinez e Antonio Conte janë ata që përmendën më së shumti për ta zëvendësuar spanjollin. /Lajmi.net/