Perez fton Neymarin: Nëse vjen në Real Madrid …

Florentino Perez i ka bërë thirrje Neymarit të largohet nga Paris Saint-Germain për t’ju bashkuar Real Madridit.

Sport

08/12/2017 07:41

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez i ka bërë thirrje Neymarit të largohet nga Paris Saint-Germain për t’ju bashkuar klubit nga Santiago Bernabeu.

Perez po ashtu ka thënë se Neymar ka më shumë shanse ta fitojë “Topin e Artë” te skuadra e “Los Blancos”.

“Neymar në Real Madrid do ta ketë më të lehtë ta fitojë çmimin”, u shpreh Perez për “El Larguero”, përcjell “lajmi.net”.

“Real Madrid është klub për të cilin ka nevojë një futbollist i madh”, theksoi ai. /Lajmi.net/