Perez: Duam më shumë trofe

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka paralajmëruar kundërshtarët duke thënë se skuadra e tij do të kërkojë të fitojë më shumë trofe gjatë këtij sezoni.

Sport

21/09/2014 15:32

Presidenti aktual i Realit, Perez është i bindur se lojtarët aktual të skuadrës, mund ta dërgojnë atë drejtë trofeve të shumtë gjatë këtij sezoni.

“Ne këtë sezon kemi një skuadër me lojtarë të shkëlqyer. Ne kemi besim te ata, te trajneri dhe te stafi i skuadrës”.

“Në këtë skuadër nuk ka kohë për vetëkënaqësi. Ne çdo herë e kemi një sfidë: Të shkëlqejmë”.

“La Decima sezonin e kaluar ishte për të gjithë fansat madrilen. Bashkimi jonë, është fuqia më e madhe që e kemi ne”.

“2014 ka qenë një vit shumë i mirë, pasi është hera e parë në histori që fitojmë dy trofe europian dhe Copa del Reyn. Sidoqoftë, ne tani duam trofe tjera”, përfundoi Perez.

Los Blancos sezonin e kaluar kanë fituar titullin e shumë pritur të Ligës së Kampionëve, pasi ishte i 10-ti në historinë e kësaj skuadre.