Perez: Balen nuk e shes për asnjë çmim

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka konfirmuar edhe një herë tjetër se nuk e ka ndërmend ta shesë superyllin e skuadrës, Gareth Balen.

Sport

30/03/2015 13:04

Perez ka thënë se Bale nuk është në shitje, dhe se atij nuk i intereson asnjë marrëveshje që lidhet me largimin e uellsianit nga Bernabeu.

“Neve nuk na intereson asnjë marrëveshje për Balen. Ai nuk është në shitje”, tha presidenti i Real Madridit.

“Bale është çelësi për të ardhmen e kësaj skuadre. Unë nuk mund ta imagjinoj këtë skuadër pa Balen dhe Ronaldon. Besoj se ky është një mesazh i qartë për të gjithë – Nuk ka shitje”, përfundoi Perez.