Perez: Askush më shumë se Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, mendon se asnjë lojtar nuk e meriton më shumë se Crisitano Ronaldo Topin e Artë.

Sport

04/06/2017 00:44

Ronaldo shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Real Madridit ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjes, Perez është pyetur rreth paraqitjes së Ronaldos në këtë ndeshje dhe në përgjithësi për sezonin që lamë pas.

“Cristiano? Çfarë mund të them në lidhje me Cristianon veç se do të fitojë Topin e pestë të Artë, dhe unë nuk mendoj se dikush më shumë se ai e meriton”, është përgjigjur Perez./Lajmi.net/