Perez: Ancelotti nuk e donte Falcaon

Presidenti i skuadrës së Real Madridit, Florentino Perez ka thënë se trajneri i kësaj skuadre, Carlo Ancelotti ishte kundër transferimit te Radamel Falcaos.

Sport

06/09/2014 18:15

Reali ka qenë në kërkim të ish-sulmuesit të Monacos pothuajse gjatë gjithë verës, mirëpo në fund nuk arritën marrëveshje për transferimin e tij.

Perez, në deklaratën e tij të fundit, ka zbuluar se Ancelotti nuk e dëshironte transferimin e Radamel Falcaos në Real Madrid.

“Ne e konsideruam transferimin e Falcaos kundër dëshirës së Ancelottit”.

“Në fund ai nuk u transferua te ne. Mendimi i Ancelottit ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt”, tha Perez.