Perëndimi kërkon që seanca e KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës të mbahet me dyer të mbyllura

Rusia dhe vendet perëndimore nuk janë në gjendje të arrijnë konsensus lidhur me formatin e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të caktuar për të hënën, që do t’i kushtohet krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

16/12/2018 10:07

“Rusia dhe Serbia kërkuan që të mbahet seancën e hapur e Këshillit të Sigurimit të OKB të hënën për shkak të vendimit të Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri, e cila bie në kundërshtim me Rezolutën 1244 që parashikon vetëm praninë e forcave ndërkombëtare në Kosovë, ” i tha një birim agjencisë ruse shtetërore të lajmeve “Tass” nga Misioni i Përhershëm rus në Kombet e Bashkuara, përcjell lajmi.net.

Siç shkruan kjo agjenci për këtë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, do të shkojë në Nju Jork.

Diplomati vuri në dukje se konsultimet mbi këtë çështje u mbajtën ditën e premte pas dyerve të mbyllura.

“Grupi i vendeve perëndimore nuk e vinte në pikëpyetje rëndësinë e mbajtjes së këtij takimi, por sugjeroi formatin e dyerve të mbyllura. Asnjë konsensus nuk u arrit për shkak të këtyre pozicioneve të ndryshme. Dikush mund të krijojë përshtypje se partnerët tanë perëndimorë duan të fshehin problemin pas dyerve të mbyllura”, shtoi burimi.

“Ne e konsiderojmë një qasje të tillë të papërshtatshme. Pse shumë sesione afatgjata mbahen në format të hapur, ndërsa dyert mbyllen kur bëhet fjalë për Serbinë?” shton me tej ky burim. /Lajmi.net/