Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme – Lajmi.net
Përdoruesit e Youtube përfundojnë duke parë video me përmbajtje të rrezikshme
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 15:00, 9 November 2018
Youtube e ka edhe një anë të errët thotë raporti.

Të dhënat e fundit që vinë nga Pew Research Center zbulojnë se 87% e njerëzve e përdorin Youtube për të mësuar gjëra të reja.

Më shumë se gjysma e përdoruesve të moshave 18-29 vjeç e ndjekin platformën për këtë qëllim ndërsa për moshat 65 vjeç e sipër vetëm 41%.

Por përtej anës pozitive, Youtube e ka edhe një anë të errët thotë raporti.

2/3 e përdoruesve të Youtube thonë se të paktën njëherë janë hasur me video të cilat tregojnë njerëz në situata të rrezikshme. 15% e tyre i hasin vazhdimisht këto video, shkruan “PcWorld.al”.

Ky bëhet problem akoma edhe më i madh kur kujtojmë se platforma gradualisht po shndërrohet në një burim lajmesh për shumë vizitorë. 53% e njerëzve e përdorin për të mësuar se çfarë po ndodh nëpër botë.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO