Përdorni syze dielli për të evituar sëmundje të syve

Nëse puna juaj kërkon që të shpenzoni më shumë kohë jashtë, mos harroni që të vendosni syze dielli, pasi që kjo mund të ju ndihmojë në evitimin e disa sëmundjeve të syrit.

Lifestyle

08/09/2014 19:24

Sipas një studimi, koha e kaluar në diell edhe nëse janë apo jo të vendosura syzet e diellit mund të ndihmojë në shpjegimin se pse disa njerëz zhvillojnë sindromën ‘exfolation’ – një sëmundje e syrit që është shkaku kryesorë i glaukomas së mesme me kënd të hapur, dhe mund të çojë në një rritje të rrezikut nga katarakti, transmeton Lajmi.net.

“Aktivitetet jashtë në natyrë mund të kontribojnë në këtë sëmundje dhe një përdorim më i gjerë i syzeve me bllokim të rrezeve UV mund të ndihmojë në parandalimin e saj”, tha autori i studimit Louis Pasquale, profesor i oftamologjisë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard.

Hulumtuesit kryen një studim me bazë në klinika në SHBA dhe Izrael, që përfshinin rastet me këtë sëmundje.

Ata matën numrin mesatar të qëndrimit jashtë shtëpisë siç përcaktohej nga pyetësorët e vlefshëm. Ata gjetën se faktorët gjenetik apo mjedisor kontribuojnë gjithashtu në sëmundjen XFS, transmeton Lajmi.net.

Studimet e mëparshme kishin treguar se historia gjeografike e banimit dhe shkalla e ekspozimit diellor mund të jenë faktorë të rëndësishëm nga rreziku i XFS.