Përdorni mjaltë për shërim të etheve në buzë

Mjalti është më kurativ se sa shumë medikamente.

Lifestyle

16/08/2017 15:37

Nëse tashmë keni herpes (ethe) në buzë, mënyra natyrale më e mirë është me anë të mjaltit, shkruan lajmi.net

Ju mund ta lyeni pjesën ku keni herpesin me mjaltë, katër herë në ditë. Efekti do të jetë i menjëhershëm, ndërkaq herpesi do të zhduket brenda tre ditësh.

Është shumë e rëndësishme që vendin ku e lyeni me mjaltë duhet ta lini të thahet në mënyrë që të jetë kurativ.

Gjithashtu, duhet t’i kushtoni rëndësi ushqimit, nga që herpesi ndodhet i fjetur nën lëkurë duke pritur që të dalë në sipërfaqe. Ju mund ta ushqeni trupin tuaj me lizinë, që krijon proteina dhe e shëron trupin.

Lizinë përmbajnë ushqimet si fasulja, qumështi, mishi i qengjit dhe tërshëra. /Lajmi.net/