Përdorni limon për flokë të yndyrshme

Limoni përpos faktit që na bën mirë për shëndetin, është mjaft i përdorur edhe për flokun tonë, por vetëm në rastet kur flokët janë të yndyrshme. Mësoni si ta përdorni limonin për t'i trajtuar flokët e yndyrshme.

Lifestyle

15/12/2014 21:44

Efekti ndriçues i limonit është përdorur gjithmonë. Atë duhet ta përdorim vetëm në rrënjën e flokëve.

Edhe në këtë rast, mirë do të ishte ekspozimi në diell për disa minuta. Përzieni në një filxhan ¼ lëng limoni të freskët dhe ¾ ujë mineral.

Më pas, aplikojeni masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Për të shmangur efektin “tharje”, mos harroni që të përdorni zbutësin pas larjes me shampo.

Në fund do të shihni rezultatin që keni pritur. /presheva