Përdorni këtë pije për gjumë të mirë

Gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë.

Lifestyle

26/10/2016 20:09

Mungesa e vazhdueshme e gjumit shkakton probleme kronike dhe ndikon në mënyrën tonë të menduarit, të punuarit dhe në të gjitha aktivitetetin e tjera ku përfshihemi.

Nëse në mbrëmje e keni pothuajse të pamundur të flini, provoni këtë pije 1 orë para se të shkoni në shtrat.

Përbërësit kryesor të kësaj pije janë banania dhe kanella.

Bananet përmbajnë një amino acid (triptofan) që rrit nivelet e serotonin. Kjo e fundit ndikon në cilësinë e gjumit. Minerale si kalcium, hekur, kalium janë të pranishme në këtë frutë dhe mund t’ju ndihmojnë për të fjetur.

Ndërsa kanella përmban vajra esenciale, vitaminë A, acid Pantothenic, niacin, dhe pyridoxine. Gjithashtu, kanella ndihmon me tretjen dhe qarkullimin e gjakut duke ju ndihmuar të flini.

Si ta përgatisni?
Përbërësit:
½ lugë. Kanellë
1 banane
2 gota ujë

Në një tenxhere të vogël vloni ujin. Pas disa minutash shtoni bananen e prere. Lëreni në zjarr për dhjetë minuta dhe më pas me një pirun shtypni bananen. Lëreni të ftohet dhe pas disa minutash shtoni kanellë dhe pijeni.