Përdorimi i shkopit të kanellës në kuzhinë

Të gjithë e pëlqejnë aromën që shkopi i kanellës lëshon midis rrobave apo i vendosur në ambientet e shtëpisë. Aroma e tij preferohet shumë tek ëmbëlsirat, por jo vetëm.

Lifestyle

07/01/2017 17:36

Ndaj, ne sot do të u tregojmë se ku ta përdorni shkopin e kanellës që mbani në kavanozin e qelqit tek rafti i erëzave.

Është koha që shkopi i kanellës të përdoret në të gjitha mënyrat e mundshme për të lëshuar aromën dhe shijen e veçantë në gatime të ndryshme.

Nxirreni nga rafti ku e mbani, dhe mos harroni ta përdorni! Ushqime dhe gatime të ndryshme kanë nevojë për shijen e tij.

– Si fillim, vendoseni në një çajnik me ujë të nxehtë për një filxhan me çaj të ngrohtë kanelle.cinnamon-tea-wallpaper-4073-4287-hd-wallpapers

– Nëse për në mëngjes keni vendosur të gatuani bollgur, mund t’i shtoni një shkop kanelle gjatë kohës që është duke u gatuar.

– Mund ta vendosni në mes të kafes suaj përpara se ta konsumoni.

– Gjatë kohës që po gatuani mish mund ta hidhni në tenxhere.

cs4

 – Shkopin e kanellës mund ta përdorni për t’i dhënë shije salcës së përgatitur nga ju, qoftë kjo me mollë ose dardhë.

– Para se të piqni në furrë mishin, mund t’i bëni disa vrima dhe t’i vendosni disa shkopinj kanelle për të lëshuar aromën e tyre.

– Shkopin e kanellës mund ta përdorni edhe gjatë kohës që po gatuani oriz, kuskus ose thjerrëza duke e hedhur së bashku me to në tenxhere.

Besoj se nuk u kishte vajtur më parë mendja për këto përdorime të kanellës, shkruan Bordo. Tani që i lexuat, përdorini për të patur një shije edhe më të veçantë të ushqimit tuaj. /Telegrafi/