Përdorimi i vazhdueshëm i veturës i dëmshëm për shëndetin

Duke kaluar nga përdorimi i vazhdueshëm i makinës në ecje, çiklizëm apo transport publik u pa se kishte një reduktim të mjaftueshëm të peshës, dhe se përdorimi i vazhdueshëm i veturës për nevoja të cilat mund të kryhen edhe duke shkuar në këmbë është i dëmshëm për shëndetin.

Lifestyle

11/05/2015 18:45

Njerëzit të cilët kaluan nga udhëtimi me veturë për në punë në përdorim të transportit publik, çiklizmit apo ecjes në këmbë, humbën sasi të mjaftueshme të peshës që e kishin shtuar gjatë qëndrimit të gjatë në veturë, tregon një hulumtim.

ThinkstockPhotos-160689934_620x310

Hulumtimi i udhëhequr nga Universiteti i East Anglia në Britani kishte 4,000 pjesëmarrës që përshkruan mënyrën e tyre të transportit dhe detajet e peshës dhe gjatësisë së tyre, që më pas u përdor për të llogaritur indeksin e masës trupore.

Hulumtuesit më pas përdorën një numër analizash për të parë nëse ndryshimet në mënyrën e transportit ishin të lidhura me ndryshimet në peshë gjatë një periudhe dy-vjeçare, transmeton Lajmi.net.

Në studimin e parë, që përfshinte 3,200 pjesëmarrës, 179 kishin ndaluar së përdoruri makinën si formë udhëtimi dhe kishin filluar të ecin, t’i japin biçikletës apo të udhëtojnë me transport publik.

Duke kaluar nga përdorimi i veturës e në ecje, çiklizëm apo përdorim të transportit publik, tregoi se kishte një ulje të mjaftueshme të peshës në përputhje me masën trupore, transmeton Lajmi.net.

“Përveç përfitimeve të mëdha shëndetësore që do të keni po që se i përdorni këto forma tjera të transportit, ju do të keni përfitime edhe ekonomike dhe mjedisore të cilat besojmë se do të ju nxisin për t’i përdorur më shumë”, përfunduan autorët.