Përdorimi i tepruar i celularit mund të ‘vrasë’ kujtesën

Përdorimi i tepërt i celularit dhe internetit mund të çojë në një “amnezi digjitale”, thotë një studim i ri.

Lifestyle

08/07/2015 15:38

Sipas një hulumtimi të kryer nga grupi global i sigurisë Kaspersky Lab, shumica prej nesh nuk mendojmë rreth ‘mbajtjes në mend’ të informacionit dhe kthehemi nga motorët e kërkimit – të tillë si Google Search – për përgjigje të shpejta.

Shumica e përdoruesve të hulumtuar u gjet se ishin aq të varur nga celularët e tyre sa që frikësoheshin shumë se mos i humbnin ata, njoftoi WTNH News, transmeton Lajmi.net.

Rreth 91% e njerëzve të studiuar thanë se e përdorin internetin si një ‘zgjatje online e trurit’ të tyre. Rreth gjysma e tyre thanë se celularët e tyre u shërbejnë atyre si kujtesë.

Shumë të rritur nuk mund t’i mbanin në mend numrat e celularëve të anëtarëve të familjes dhe miqve.

Studimi gjeti gjithashtu se njerëzit nuk janë duke bërë asgjë për ta mbrojtur kujtesën e tyre. Më pak se një e treta e tyre thanë se vendosin masa sigurie në pajisjet e tyre.