Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatëzanisë i dëmshëm për beben

Fëmijët e lindur nga gratë që përdorin paracetamol dhe barëra të tjerë për dhimbje gjatë shtatzënisë, mund të jenë në rrezik të lartë nga sëmundje të ndryshme dhe të bëhen jo të vëmendshëm, sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA). Paracetamoli është mjekimi më i zakonshëm për dhimbje…

Lifestyle

26/02/2014 19:59

Fëmijët e lindur nga gratë që përdorin paracetamol dhe barëra të tjerë për dhimbje gjatë shtatzënisë, mund të jenë në rrezik të lartë nga sëmundje të ndryshme dhe të bëhen jo të vëmendshëm, sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane (JAMA).

Paracetamoli është mjekimi më i zakonshëm për dhimbje dhe temperaturë gjatë shtatzënisë.

Disa studime të kohëve të fundit kanë sugjeruar se paracetamoli ka efekte në seksin dhe hormonet e tjera, të cilat nga ana tjetër mund të ndikojnë keq dhe të shkaktojnë mosfunksionim të sjelljes mendore.

Zeyan Liew, i Universitetit të Kalifornisë, Los Angeles, gjatë studimeve në 64.322 fëmijë, prindërit e tyre kishin raportuar probleme të sjelljes në një pyetësor që ai kishte përpiluar.

Hulumtuesit gjetën se më shumë se gjysma e nënave raportuan përdorimin e paracetamolit kur ato ishin shtatzënë.

Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë duket të jetë mjaft i dëmshëm sepse fëmija fillon të ketë sjellje jo të mira apo të jetë temperament qysh në moshën 7 vjeçe.

Rreziku nga kjo është më i madh kur nënat përdorin paracetamol më shumë se një herë në tremujorin e parë gjatë shtatzënisë.