Përdorimi i gjatë i antibiotikëve, i dëmshëm për trurin

Trajtimet që përfshijnë përdorimin afatgjatë të antibiotikëve kanë potencial që të ndikojnë në ndërprerjen e funksioneve të trurit, tregojnë studiuesit.

Lifestyle

21/05/2016 05:29

Ekziston një lidhje ndërmjet baktereve të dobishme që gjenden në zorrë dhe trurit e cila ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të qelizave të trurit dhe që lehtëson simptomat e çrregullimeve mendore, transmeton lajmi.net

Këto baktere mund të shkatërrohen nga përdorimi afatgjatë i antibiotikëve e si pasojë e kësaj, mund të shkaktohen dëme në tru.

“Jo të gjithë antibiotikët ndikojnë negativisht në prishjen e funksionit të trurit, por përdorimi i gjatë i tyre mund të jetë rrezik i madh”, është shprehur njëri nga hulumtuesit.

“Studimi ka rëndësi të madhe edhe në trajtimin e njerëzve me çrregullime të mëdha psiqike siç janë depresioni e skizofrenia”, është shprehur Susanne Wolf nga qendra Delbruck Max për mjekësi molekulare në shoqatën e Helmholcit në Berlin.

“Përveç ilaqeve dhe ushtrimeve fizike, këta pacient mund të përfitojnë shumë edhe nga përgatitja probiotike”, ka theksuar Wolf./lajmi.net