Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale largon stresin?

Është bërë e zakonshme që të thuhet se përdorimi i tepërt i internetit na bënë të palumtur, posaçërisht kur është fjala për përdorimin e rrjeteve sociale.

Lifestyle

16/01/2015 18:30

Por, para se të vendosni që ta përdorni më pak Facebook-un apo Twitter-in në përgjigje të problemeve tuaja, ne kemi disa lajme të mira për ju: Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale mund të bëjë që stresi në fakt të largohet – të paktën për femrat.

Ky është një zbulim i ri që është bërë nga një studim i cili ishte publikuar dje në Pew Research Centre dhe American Life.

U befasuat? Nuk jeni i vetmi. Hulumtuesit thonë se kishin pritur që studimi të dilte se përdorimi aktiv i rrjeteve sociale bën që njerëzit të jenë më të stresuar, por është e kundërta, transmeton Lajmi.net.

“Ne kemi menduar se do të dëshmohet që përdorimi aktiv i rrjeteve sociale bënë që të jemi më të stresuar, por jo”, tha Lee Rainie, udhëheqësi i grupit të studimit.

“Në fakt, përdorimi aktiv i rrjeteve sociale bënë që stresi të largohet”, thotë ai.

Me fjalë të tjera, njerëzit ndjehen më pak të stresuar për shkak që ata janë në kontakt të vazhdueshëm me miqtë dhe familjen, dhe ndjejnë mbështetje nga komuniteti.

Femrat kanë tendencë që të jenë më aktive në rrjetet sociale se sa meshkujt. Dhe postimi i një fotografie të shpeshtë në Instagram apo në Facebook është mënyra më e mirë që e dëshmon këtë, transmeton Lajmi.net.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në përgjithësi janë më të prirë për të ditur më shumë për ngjarjet në jetën e miqve të tyre se sa ata të cilët nuk i përdorin rrjetet sociale; në përgjithësi, femrat janë më të prira për të ditur më shumë se meshkujt për këto situata.