Përdori roaming në Kosovë, i erdhi fatura rreth 4 mijë euro – Lajmi.net
Përdori roaming në Kosovë, i erdhi fatura rreth 4 mijë euro
Autori: Lajmi.net BotaLajme 23:47, 8 November 2018
Një klienteje të një kompanie telefonike në Britaninë e Madhe i mbërriti fatura prej rreth 4 mijë euro, pasi kishte përdorur shërbimin roaming.

Kur Rahime Sulja nga Leicesteri, vizitoi Kosovën në verë, mori një mesazh “Mirë se vjen në Slloveni” dhe që mund të përdorte të njëjtin plan si në vendin e saj, në bazë të marrëveshjeve pa roaming të BE-së.

Por kur u kthye në Britani, siç mëson Top Channel, ajo pa se fatura ishte 2751 funte (rreth 3100 euro) në njërin telefon dhe 663 funte (rreth 760 euro) në tjetrin.

Fatmirësisht kompania telefonike e korrektoi gabimin dhe Sulja nuk e pagoi faturën.

Ajo gjithashtu zbuloi se edhe për vizitat e mëparshme ishte mbitarifuar, por për shkak se kishte shkuar në Shqipëri, ku e dinte se ka tarifa roaming, nuk kishte kuptuar se u tarifua dhe për Kosovën.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO