Përdori enën e ushqimit për të mbushur lëng, veprimi tij po bën xhiro në internet (Foto)

Shfrytëzuesi i paidentifikuar i një rrjeti të njohur dyqanesh të ushqimeve të shpejta, ka marrë enën ku duhet vendosur ushqimi, për të mbushur lëng.

Fun

16/01/2018 08:28

Meqenëse për një racion ushqimi, mund të merret falas vetëm një gotë, me këtë rast ai ka marrë afro tre herë më shumë se që lejohet, transmeton Telegrafi.

“Si nuk e kam menduar këtë më herët, është një gjeni i ditëve tona”, ka shkruar Andy Cole, që ishte i pari që postoi fotografinë në Twitter.

Mbushja e lëngut në enën për ushqim

Brenda një kohe të shkurtër, imazhi u shpërnda 60 mijë herë, ndërsa është pëlqyer më se 80 mijë herë.

“Shpresoj se e ka hequr së pari ushqimin”, si dhe “zbulim më i madh se rrota apo uji i ngrohtë”, kanë qenë dy nga komentet e shumta. /Telegrafi/