Përdoreni telefonin me një dorë

Një nga disavantazhet që kanë ekranet e mëdha të telefonave të gjeneratës së fundit është se rezultojnë jokomod, aq sa të pamundur, për ta menaxhuar me vetëm një dorë. Për këtë, Samsungu e ka prezantuar një sistem që mundëson që përmes një zone, të përdoret lehtë telefoni me një dorë. Ky sistem, mund të funksionojë…

Auto & Tek

06/12/2013 06:00

Një nga disavantazhet që kanë ekranet e mëdha të telefonave të gjeneratës së fundit është se rezultojnë jokomod, aq sa të pamundur, për ta menaxhuar me vetëm një dorë. Për këtë, Samsungu e ka prezantuar një sistem që mundëson që përmes një zone, të përdoret lehtë telefoni me një dorë.

Ky sistem, mund të funksionojë në zonën vertikale, horizontale dhe në të tjer pozita. Ideja nuk është e re për telefonat e Samsungut. Galaxy Note 3 tashme e ka një mënyrë për një ‘ekran të vogël’, i cili mund të aktivizohet dhe të lejon që me një gjest, ta përkufizosh zonën e ekranit, përmes së cilës mund ta menaxhosh telefonin me vetëm një dorë.