Përditësohet WhatsApp, ja çfarë mund të bëni tash – Lajmi.net
Përditësohet WhatsApp, ja çfarë mund të bëni tash
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 17:20, 14 July 2017
Përdoruesit e WhatsApp më në fund do të marrin një version të qëndrueshëm për të gjitha llojet e fajllave.

Veçoria u bë e gatshme për përdoruesit e versionit beta të WhatsApp, por tani përditësimi i ri mund të shkarkohet nga Play Store e Android.

Përditësimi i ri do ta bëjë më të lehtë për përdoruesit shpërndarjen e fotografive dhe çdo formati të fajllave të ndryshëm, transmeton Gazeta Express.

Përveç kësaj, përdoruesit tani do të jenë në gjendje ta ndryshojnë edhe formatin e tekstit në aplikacion.

Në mënyrë që ta bëni këtë, kur shkruani një mesazh në chat, prekeni dhe mbajeni tekstin të selektuar në mënyrë që ta ndryshoni llojin e tij.

Me veçorinë e re, përdoruesit mund të dërgojnë direkt tërë albumin e fotografive i cili do të shfaqet si një folder dhe madje mund të shikohet në mënyrë të ndarë.

Përdoruesit e iPhone gjithashtu do të marrin këtë përditësim. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Përditësimi, WhatsApp

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play 8 Ball Pool
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Berry Rush
  • Play Bow Master