Përditësohet Instagram, sjellë gjëra të reja

Instagram ka shtuar tre filter të rinj për aplikacionet e Android dhe iOS, pasi kishte shtuar dy vegla të reja për editim më herët këtë muaj.

Auto & Tek

28/04/2015 17:19

Kompania ka shtuar gjithashtu edhe një mbështetje për emoji në hashtag, si pjesë e përditësimit më të fundit.

Tre filterët e rinj janë emëruar Lark, Reyes dhe Juno. Përderisa Lark rritë shkëlqimin e imazheve, Reyes i jep fotografisë një vështrim më të mirë, transmeton Lajmi.net.

Screenshot_6

Filteri Juno e ftohë fotografinë në ngjyrë të gjelbër dhe i jep një shkëlqim fotografisë dhe zbukuron fytyrat e njerëzve.

Screenshot_7

Përdoruesit pas këtij përditësimi mund të përdorin edhe emotikonat si hashtag. Përditësimi për iOS dhe Android është i gatshëm për t’u shkarkuar si version 6.11.0 dhe 6.20.0 respektivisht nga App Store dhe Google Play.